KV Uskana këthehet me një pikë nga Shkupi
Është luajtur sot Faze 2 – xhiroja e 6-të në mes të Fit Fan Volej – Uskana Volej, në të cilën përballje ekipi nikoqir arriti të triumfojë me shumë vështirësi, paçka se setin e parë e humbi nga epërsia 23:19 me rezultat 25: 27. Vajzat Fit Fan Volej treguan cilësi në dy setet e radhës dhe bënë përmbysje të rezultatit në favor të vetin me rezultat 2: 1 në sete.
Seti i katërt filloi keq për volejbollistet tona, ku ekipi vendas bëri diferencën 14 :06, mirëpo vajzat uskanase treguan karakter të fortë dhe nuk u dorëzuan lehtë, arritën të bëjnë kthesë të madhe, duke fituar setin e katërt 19-25. Kështu u barazuan shifrat 2: 2 në sete. Drama e këtij takimi vijoi edhe setin e pestë, por vajzat nikoqire arritën të përmbyllin setin 15:10 , njëkohëshisht takimin 3:2 në sete.