Të shtëna me armë zjarri në Çair, s’ka të lënduar
Shkup, 20 nentor – Të shtëna armësh shqetësuan banorët e Çairit pasditen e sotme. Nuk raportohet për viktima apo të plagosur, nga ngjarja që rreth orës 15:00 ndodhi në rrugën “Cvetan Dimov”.
Megjithatë bashkë me panikun që shkaktoi në mesin e qytetarëve, ky rast shkaktoi bllokimin e trafikut për një kohë të gjatë.