Valon Ahmedi zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione të Bjellorusisë
Valon Ahmedi prej sot edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i skuadrës kampione të Bjellorusisë, Shakhtar Soligorsk. Mesfushori kërçovarë, i cili ka luajtur edhe me kombëtaren shqiptare, në kampionatin bjellorus transferohet nga rradhët e Shkëndijës, te e cila skuadër qëndroi për 1 vit të plotë, pas transferimit janarin e vitit 2020 nga rradhët e skuadrës kroate të Inter Zapreshiç.