Agjencia e rejtingut “Standard dhe Purs” për herë të dytë këtë vit e konfirmoi rejtingun kreditues të Republikës së Maqedonisë BB – me pamje stabile.

Ashtu siç citon agjencia kredituese në raport, konfirmimi i rejtingut i detyrohet potencialit për zhvillim të ekonomisë së Maqedonisë nën ndikim të flukseve investuese. “Standard dhe Purs” vëren se eksporti vazhdon të rritet me dinamikë të përforcuar, si rezultat i zgjerimit të kapaciteteve prodhuese dhe hyrjes së investimeve të huaja direkte në zonat e lira ekonomike.

Për dallim nga kompanitë e huaja, kompanitë vendore janë të kujdesshme kur bëhet fjalë për investime të reja dhe presin të kalojnë zgjedhjet parlamentare dhe të zgjidhet kriza politike. Ashtu siç thuhet në raportin e agjencisë,  përderisa mbahen zgjedhjet në dhjetor, ato presin aktivitet investues të përforcuar në vitet e ardhshme, që së bashku me rritjen e fuqishme të eksportit, do të jetë përkrahje e madhe e zhvillimit ekonomik.

Nga agjencia kredituese presin të krijohet sinergji e fuqishme mes kompanive nga zonat e lira ekonomike dhe kompanitë vendore, që do të jetë motor i zhvillimit dhe do të ndikojë në zvogëlimin e mëtutjeshëm të shkallës së papunësisë. Sipas projeksioneve të agjencisë, shkalla e papunësisë do të vazhdojë të zvogëlohet vazhdimisht edhe në tre vitet e ardhshme.

Për shkak të prolongimit të krizës politike, ashtu siç citohet në raportin e “Standard dhe Purs”, ato e zvogëlojnë projeksionin për rritje të ekonomisë së Maqedonisë për këtë vit nga 3,3% në 2,3%. Agjencia vëren se kriza politike në Maqedoni vazhdon. Zgjedhjet gjatë tërë kohës caktohen dhe anulohen, së pari në prill, pastaj në qershor por edhe pse partitë politike në gusht u pajtuan  se të gjitha kushtet e nevojshme për mbajtje të zgjedhjeve  janë plotësuar, nuk mundet tërësisht të përjashtohet mundësia për anulim të zgjedhjeve të cilat duhet të mbahen në dhjetor, citohet në raport.

“Standart dhe Purs” vlerëson se denari i Maqedonisë është stabil. Rezervat devizore e mbulojnë bazën monetare dhe janë madje dy herë më të larta nga ajo. Edhe krahas disa kërcënimeve nga jashtë viteve të fundit, sistemi bankar i Maqedonisë funksionon pa kompromis, përfundon agjencia. Banka popullore përmes politikave dhe masave të cilat i zbaton me sukses i tejkalon sfidat e episodeve, duke i përfshirë edhe efektet e spekulimeve për devalvimin e denarit nga prilli të cilat u treguan si të pasakta.