Njëzet e katër vjeçari A.B. nga fshati Ognjancë ka humbur jetën në fatkeqësi trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.30 në fshatin Petrovec të Shkupit, informon Ministria e punëve të brendshme.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet automjetit të udhëtimit të tipit “Krajsler” me targa të Shkupit, e drejtuar nga L.N. (53) nga Shkupi dhe automjeti i tipit “Zastava 101” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.B. (24) nga Ognjanca.

Në këtë fatkeqësi lëndime të rënda trupore ka marrë A.B. i cili me automjetin ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën emergjente, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi i SPB-Shkup dhe po punohet në zbardhjen e rastit në tërësi.