Gjatë dy ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 32 aksidente, ku një person e ka humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë janë lënduar.

Policia e trafikut të hënën ka kryer hetim të 15 aksidenteve, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë tetë persona, ndërsa gjashtë janë me pasoja dëme materiale.

Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanovski nga SPB – Shkup, dje është kryer hetim i gjithsej 17 aksidenteve. Nga këto, një fatkeqësi është me pasojë vdekje, ndërsa 17 persona janë lënduar.

Gjatë dy ditëve të kaluara nga ana e policisë së trafikut, janë sanksionuar katër vozitës të cilët me automjetin e tyre kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe një vozitës gjatë kohës kur drejtonte automjetin e tij nuk e ka shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e ka shfrytëzuar telefonin e tij celular.

Janë sanksionuar edhe nëntë vozitës të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje për vozitje, gjegjësisht të paregjistruar.