Agjencia e Lajmeve “Flaka”, intervistoi Dard Ballazhin “ DJ TR3NDY” i cili edhe pse i ri në moshë ai ka bërë një karrier të suksesëshme si DJ DJ “TR3NDY” për Flaka shpalosi projketet e reja që do të realizojë dhe ata me të cilat është duke punuar aktualisht

Flaka: Si kaloi sezoni veror për Dj Trendy, na fol pak për bashkëpunimit me regjisotin e filmit “Balkan Scam 4”?

DJ TR3NDY : Ishte një verë gjatë dhe e suksesëshme me koncerte të ndryshme dhe mbrëmbje nëpër qytete të ndryshme, pos ë fundi unë kam patur dhe kam një bashkëpunim të mirëfillt me regjisorin e filmit “Balkan Scam 4” Sic e keni parë dhe ju para disa diteve u bë promovimi i filmit “Balkan Scam 4” (Kurthi Ballkanik 4) dhe poashtu ka aktorë nga Kërcova , muzikat e këtij filmi janë të gjitha të kompozuara nga unë një projekt që e kam përmendur edhe para disa muajsh, dhe shpresoj në të ardhmen do të realizoj edhe muzika të tjera për filma te ndryshem”.

Flaka: Cilat janë bashkëpunimet që keni realizuar periudhën e kaluar dhe ata që mendoni ti realizoni gjatë kësaj periudhe ?

DJ TR3NDY: Bashkpunimi me Chippin – Reperin nga Kërcova poashtu shoku im, do të lansojë këto 2ose 3 muaj njërin nga projektet që është kompozuar nga une “DY SHOQET” dhe i incizuar në Zvicër ne “Street Club Records” projekt që do të realizohet me videoklip dhe pas atij projekti do të lansojm një videoklip tjetër që do të jetë Chippi Ft. DJ TR3NDY – “AJO”. Pas ketyre bashkpunimeve do te thyej kufijt e Maqedonisë, dmth do ketë bashkëpunim me reperin Shqiptarë nga Zvicra – B Boy, një reper mjaft i sukësesëshëm, projekti i tij i fundit ishte #Gajdexhi i cili arriti miliona klikime. me këtë reper do te realizoj poashtu 2 bashkpunime , pas ketyreve bashkpunimeve ne Dhjetorë ose Janarë do të realizoj një bashkëpunim me reperin amerikan- Donnie G, projekti, i cili është pjesë e labelit EEALTHY HABIT ENTERTAIMENT, label i drejtuar dhe krijuar nga Tim Emini poashtu nga Kërcova por që jeton dhe vepron në Amerikë. Pas ketij bashkpunimi do lansoj edhe një bashkpunim me reperin nga Kërcova sic njihet me emrin – LUESKO: reper që jeton dhe vepron në Amerikë. Ka edhe këngetar të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria më të cilët bashkëpunoj por që nuk do të jap detaje tani për tani Nuk dua të më mohohet puna që bejë unë. perderisa Muziken e kompozoj unë duhet edhe emri im të shkruhet në atë këngëose videoklip si ka ndodhur 2,3 vite me parë”.

Flaka: Me cfarë merreni aktualisht ?

DJ TR3NDY : Po ashtu sic e shihni kohëve te fundit jam përkushtuar edhe në kompozimin e muzikave por kam bërë edhe #Remixe të ndryshme për këngetar të ndryshem sic janë: Blero,Elita 5, Mozzik, Korab Shaqiri, Getinjo etj Por nuk është vetëm ajo, tash jam Resident Dj ne “Lion Club” ne Zvicer. Nje Club i njohur në gjithë Zvicrën dhe që sjellë këngetar me famë boterore si: Silento, Lil Jon, Timati, Farruko, Methodman Redman, Shindy , Big Ali ,Tyga, Massari”

Intervistoi: Salije Sadiku | Flaka