Sot publikohet hulumtimi “Zbërthimi i konceptit të pajtimit në kontekstin e Kosovës” nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim.

Ky është hulumtim një vjeçar i bërë në tërë Kosovë, zbërthen konceptin e “pajtimit” në mes të shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës nëpërmjet pikëpamjes autentike të qytetarëve të Kosovës, dhe i cili ngrit vëmendjen mbi çështje të cilat janë esencial për t’u arritur pajtimi.

Qëllimi i rezultateve të këtij hulumtimi është që të shërbejë si bazament i çfarëdo përpjekjeve vendore dhe ndërkombëtare për të arritur pajtimin, si dhe për t’i shtyrë vendet fqinje të aplikojnë një hulumtim të tillë me qëllim të arritjes së një qasje rajonale për pajtim.