Raportohet për më shumë mallra të eksportuara gjatë muajit maj: Industria e orëve është sëish në rritje

Zvicra eksportoi mallra me vlerë 18.7 miliardë franga zvicerane gjatë muajit maj. Bëhet fjalë për një rritje prej 7.5 përqind krahasuar me vitin paraprak.

Sipas autoriteteve doganore zvicerane, produktet kimike dhe farmaceutike kontribuan për më shumë se gjysmën e rritjes së eksporteve. Por, edhe industria e orëve kishte eksportuar më shumë  gjatë muajit maj. Përveç kësaj, raportohet për rritje të eksporteve të metaleve, automjeteve, tekstilit, veshjeve dhe këpucëve.

Sipas Drejtorisë Federale Doganore, pjesa më e madhe e eksporteve u përqendruan në dy tregjet më të mëdha të shitjeve në Azi dhe Evropë. Importi u rrit me 8.7 për qind në muajin maj, krahasuar me muajin e kaluar.