Sipas indeksit të pasaportës, liri më të madhe për udhëtim nëpër botë kanë gjermanët dhe banorët e Singaurit, të cilët nuk kanë nevojë të nxjerrin viza dhe të vizitojnë madje 158 shtete. Vlera e pasaportës përcaktohet sipas një vargu të parametrave, por më të rëndësishme janë vizat, njofton Portalb.mk.

Kroatët mund të udhëtojnë pa viza në 144 shtete, sllovenët në 150, serbet në 112. Maqedonasit mund të udhëtojnë pa viza në 108 shtete. Ndërsa banorët e Bosnjës dhe Hercegovinës në 101, ndërsa të Malit të Zi në 105 shtete.

Në fillim të vitit me pasaportë të Singapurës mund të udhëtohej në 157 shtete me të Gjermanisë në 158, ndërsa tash janë barazuar.

Pasaporta e SHBA-së e cila deri para dy viteve ishte ”më e forta”, tani nuk është as mes të dhjetëve. Ata vende janë për shtetet evropiane me përjashtim të Singapurit dhe Koresë Veriore e cila është në vend të katërt. E treta është Suedia, ndërsa prej të pestit deri në të dhjetin janë Danimarka, Finlanda, Italia, Franca, Spanja dhe Norvegjia. Rusët mund të udhëtojnë pa viza në 107 shtete, shtetasit e Kinës në 58.

Shtetasit e Afganistanit mund të udhëtojnë vetëm në 22 shtete pa viza, ndërsa mes pesë shteteve ”më të këqija” janë edhe Pakistani, Irani, Siria dhe Somalia.