Pas freskisë së orëve të djeshme të mbrëmjes, moti me diell dhe temperatura të larta do të vazhdojë në ditën e sotme. Para dite do të ketë paksa freski dhe re të herëpashershme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Pasdite mund të ketë raste të izoluara të vrënësirave, me të reshura të pakta shiu dhe vetëtima, posaçërisht në juglindje të Maqedonisë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 12°C e deri më 20°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 30°C e deri më 36°C. Në Shkup e rrethinë do të ket mot të ngjashëm, ndërkaq temperatura do të lëvizë nag 19°C në mëngjes e deri më 35°C gjatë ditës.