Filmi i parë ku do të flitet ilirisht, ‘Illyricvm’ së shpejti në kinema

Filmi me metrazh të gjatë i titulluar ‘Illyricvm’ thuhet se do jetë filmi i parë që sjell në skenë ilirët e lashtë dhe ilirishten në një bashkë-produksion mes Kosovës, Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Bosnjës.

Pamje nga posteri per filmin ‘Illyricvm’ Credits: Illyricvm

I konceptuar në vitin 36 para erës sonë, në film do të flitet për përvojën e një djali të ri ilir, në një kohë kur principatat ilire kanë qenë nën pushtimin romak.

Sipas, përmbledhjes së publikuar nga autorët, i riu thirret nga një divizion romak i kohës, për t’i ndihmuar në mbledhjen e taksave nga vendasit – një detyrë që fillimisht mendohej e lehtë, por që më vonë rezulton të jetë plot sfida të papritura nga fiset ilire të cilat tregojnë më tepër rezistencë seç pritej duke refuzuar të përulen dhe nënshtrohen.

Ne e shohim jetën e atëhershme dhe ligjet arkaike e brutale nga sytë e këtij të riu, i cili shihej nga romakët si një ‘barbar primitiv’, por që gradualisht i ndihmon ata të kuptojnë se dy botët e tyre nuk janë edhe aq të ndryshme nga njëra tjetra.

Regjisori i filmit është kroati Simon Bogojević Narath, producent shqiptari Fatmir Spahiu dhe aktor kryesor, shqiptari nga Kosova, Ylber Bardhi.

Filmi pritet të vij në kinema në vjeshtë pasi u vë në skenë në Festivalin e Filmit në Kroaci më 21 korrik.

Për të parë trailerin e filmit klikoni këtu.

Lini një Përgjigje

Next Post

Regjistrohen 739 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pre Gus 5 , 2022
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.570 analiza dhe janë regjistruar 739 raste të reja me COVID-19. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, janë regjistruar 153 riinfeksione. Gjatë 24 orëve të fundit […]

You May Like