OBSH: 20,30 dhe 40-vjeçarët po përhapin koronavirusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi sot se përhapja e koronavirusit të ri po përshpejtohet nga 20,30 dhe 40-vjeçarët.
OBSH ngriti shqetësimin se ata as nuk ishin të vetëdijshëm se kanë qenë të infektuar, çka përbën rrezik për grupmoshat e ndjeshme.
“Epidemia është duke ndryshuar”, tha drejtori i OBSH-së për rajonin e Paqësorit.
Sipas tij të rinjtë po bëhen përhapësit e drejtpërdrejtë të Covid-19. Deri tani në të gjithë botën numërohen mbi 22 milionë të infektuar dhe rreth 776 mijë viktima./TAR