Evropa i tejkaloi 15 milionë të infektuar me koronavirus

Bruksel, 20 nëntor– Numri i rasteve me koronavirus në Evropë sot i tejkaloi 15 milionë ndërsa rajoni vërejti rritje të përnjëhershme të infeksioneve në fillim të dimrit, duke paraqitur nga një milionë raste të reja të të infektuarve në çdo katër ditë.Evropa deri më tani i ka denoncuar të paktën 15.046.656 infeksione dhe 344.401 raste të vdekjes të shkaktuara nga koronavirusi i ri, që paraqet një të katërtën e infeksioneve të regjistruara dhe rasteve të vdekjes në botë.