Homazh për artistin popullor Ismet Beshiri nga Leshnica e Kërçovës i cili ndërroi jetë në moshën 58 vjeç…..

Lajmi i kobshëm,për humbjen papritmas të jetës së artistit popullor nga fshati Leshnicë i Kërçovës,pikëlloi të gjithë qytetarët që e njohën nga afër kavallistin e njohur Ismet Beshiri,i cili u largua nga jeta në moshën 58 vjeç.
I rritur mes natyrës të pasur në vendëlindjen e tij Leshnicë,ai shfaqi talentin e dhuntin e falur nga zoti që në fëmijëri.I motivuar nga mësuesët e tij e veçanërisht nga familja e artistëve Lutfiu,ai do ti bashkangjitet në vitet e 80-ta grupit të njohur muzikor XIXA,themeluar nga vëllezërit Lutfiu të fshatit Greshnicë.Shoqëri Kulturo Artistike e cila përmes postimit në rrjetet sociale,shprehin dhimbjen e tyre për humbjen e artistit popullor, bashkudhëtarit të tyre gjatë jetës artistike Ismet Beshirit.
Ngjashëm sikurse ngushllime për humbjen e Ismetit,në faqen e tyre zyrtare ka shpreh edhe Klubi Futbollistik XIXA,për mbështetjen aktive që i ka dhënë Ismet Beshiri edhe futbollit. Kështu me ikjen e tij nga kjo jetë Ismet Beshiri,nuk krijoj një boshllëk vetëm në familjen e tij,por dhe në jetën sportive e sidomos mungesa e tij e madhe do të ndjehet në jetën artistike të cilës i mungojn artistët e instrumentistëve frymorë siqë është kavalli.
Duke ju bashkuar me qytetarët kërçovar dhimbjes për humbjen e parakohëshme të artistit popullor Ismet Beshiri edhe redaksia e Televizionit Gurra,i përcjell familjes ngushëllime, ndërsa lutemi që shpirti artistit tonë të prehet në paqë!