Spasovski: Dyshoj se çdo institucion ka gisht në ikjen e Mijallkovit

Si në Ministri të Punëve të Brendshme dhe në çdo institucion tjetër përgjegjësi, ka njerëz që janë përgjegjës për ikjen e Sasho Mijallkovit.
Kështu ministri i MPB-së, Oliver Spasovski ka deklaruar se çdo institucion përgjegjës mund t’i ketë ndihmuar Mijallkovit që të arratiset.
“Dyshoj se ka gisht çdo institucion të cilët një kohë të gjatë ishin nën regjim dhe këtu nuk mund të themi me siguri, se kush e bënë atë. Këtë duhet ta thotë hetimi. Megjithatë, se ka dyshime ka dhe se është e mundshme të kemi në çdo institucion të cilat janë përgjegjëse dhe nëpërmjet të cilave kalojnë këto vendime të ketë mundësi në përcjelljen e informacioneve”, tha Spasovski, transmeton TV21.
Spasovski nuk do të japë dorëheqje, pasi thotë se ai nuk ndjen përgjegjësi, sepse nuk ka bërë lëshime. Ndërkaq thotë, se informatat që ia ka dhënë shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, Villma RUskovska nuk kanë qenë të verifikuara dhe se MPB nuk mund të shqiptojë masa të sigurimit të të akuzuarit.